Adelina Tahiri një mama e fiksuar, “desh ia zë frymën” Jonit nga dashuria

Adelina Tahiri është nga ato mamatë që desh ua zënë fëmijëve frymën nga dashuria.

Me shtrydhje e ndrydhje, Tahiri e shpreh dashurinë për vogëlushin e saj Jonin, i cili erdhi në jetë para pothuajse gjashtë muajsh.

Në një fotografi që Adelina ka publikuar në Instagram, shihet duke e shtrënguar fort vogëlushin Jon, e për këtë nuk ka faj ngase ai është aq i ëmbël!

Këngëtarja e famshme e cila u martua tash një vit, u bë nënë për herë të parë nga martesa me avokatin maqedonas Serjozha Markov e dyshja tani për tani po jetojnë në Vjenë të Austrisë.

 

Share With:
Translate »
602 Views