Adoleshentet iraniane thyejnë ligjet me Era Istrefin

Vajzat në Iran kanë postuar videot e tyre duke kërcyer në internet, në mbështetje të një adoleshenteje që u arrestua.

Maedeh Hojabri u arrestua për shkak se postoi në Instagram një seri videosh ndërsa kërcente pa shami në kokë.

Ajo kishte siguruar mijëra ndjekës në rrjetin social me anë të videove të saj ku kërcente muzikë iraniane dhe perëndimore.

Dhe përdorueset e rrjeteve sociale në Iran  kanë publikuar video dhe mesazhe në mbështetje të balerinës adoleshente, duke përdorur hashtagun #dancing_isn’t_a_crime (kërcimi nuk është krim).

Njëra nga vajzat iraniane, ka postuar një video të Maedeh Hojabri ku kercen me këngën e Era Istrefit ‘Bon Bon’, që u bë një hit ndërkombëtar.

Qeveria iraniane ka rregulla strikte, që ndalon kërcimin e vajzave dhe grave pa shami, apo me seksin e kundërt, përveç rastit kur ndodhen përpara anëtarëve të familjes së tyre.

Hojabri në video shihet duke kërcyer në shtëpi pa shami ose hixhabin.

Disa kërcimtare të tjera thuhet se janë arrestuar gjithashtu gjatë javëve të fundit.

“Nëse u tregoni njerëzve kudo në botë se vajzat 17 dhe 18 vjeçare arrestohen për shkak të kërcimit të tyre, lumturisë apo bukurisë që kanë me akuzën se kjo është e turpshme ndësa përdhunuesit e fëmijëve dhe të tjerët janë të lirë, ata do të qeshin! Sepse për ta, është e pabesueshme,”-tha blogeri Hossein Ronaghi.

Share With:
Translate »
819 Views