Adoleshentja lind në rrugë, por gjyshja braktis foshnjën: Nuk e duam

Një vajzë 15-vjeçare lindi në rrugë, në mënyrë të papritur, por ajo që bëri e ëma, gjyshja e foshnjës së sapolindur, i la kalimtarët pa fjalë.

Gruaja pasi la që e bija të lindte djalin në rrugë në shi, e braktisi foshnjën në trotuar, duke e mbështjellë me disa rroba të vjetra dhe e vuri nën një çadër.

Kalimtarë në vendin e ngjarjes filmuan skenën, dhe i kërkuan gruas që të kujdesej për të voglin, por ajo tha prerë, “Jo, nuk e duam këtë fëmijë”.

Mësohet se 15-vjeçarja kishte ngelur shtatzënë gjatë kohës që studionte në një qytet tjetër dhe me kthimin në vendlindje në Jiangsu, të Kinës për në vizitë, pati kontraksionet e para.

Duket se nëna nuk kishte dijeni për shtatzëninë dhe e la të bijën të lindte rrugës për në spital, ku më tej braktisi në rrugë vogëlushen.

Foshnja u transportua në “Taixing People’s Hospital”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pak më vonë adoleshentja u dërgua në spital, për shkak të komplikimeve shëndetësore. Sakaq ndaj gjyshes së foshnjes kanë nisur hetimet.

Share With:
Translate »
635 Views