Adoleshentet që abortojnë u rrezikohet jeta

Çdo ditë, në dy maternitetet publike të Tiranës, abortojnë mesatarisht 6-7 femra. Për mjekët obstetër – gjinekologë shqetësuese janë pasojat dhe ndërlikimet që vijnë nga aborti, sidomos kur ato kryhen tek adoleshentet.

“Aborti është gjithmonë një e keqe për organizmin. Papjekuria dhe mospërballja me fenomenin, vështirësia në manipulimin tyre e çon situatën në ekstrem. Çarja e mitrës, shpimi, ruturimi i saj është problemi kryesor, i cili gjithmonë shoqërohet me një sasi hemorragjie, komplikacion shumë i rëndë që mund të rrezikojë jetën e pacientes. Çdo abort ul mundësinë për një shtatëzani të mëpasshme.”

Një tjetër kambanë alarmi që ngrenë specialistët është përdorimi i pilulave për të ndërprerë një shtatzëni të padëshiruar. Shpeshherë femrat u drejtohen farmacive, pa u këshilluar me mjekun specialist, për ndërprerjen e shtatzënisë. Sipas mjekëve, përdorimi i këtyre pilulave u rrezikon edhe jetën.

“Disa raste të abortit të vullnetshëm mund të jenë edhe të karakterit medikal, që i shpëtojnë mundësisë për regjistrim. Vihet re një ulje e moshës për dëshirën për abortim dhe kjo për ne është edhe një mundësi që ose kontracepsioni si metoda të ndryshme që ne aplikojmë nuk kuptohet mirë ose nuk ka këshillimin e duhur dhe shërbimi është larg pacientit që kërkon këtë shërbim.”

Shifra zyrtare e 6 mijë aborteve në vit në Shqipëri është vetëm maja e ajzbergut, pas prej tre vitesh nga spitalet private nuk raportohet asnjë e dhënë në lidhje me numrin e aborteve që kryhen. /Klan Plus

Share With:
Translate »
861 Views