Marina ka shumë motra por Luana është e preferuara e saj
Marina dhe Luana janë dy motra të pandashme që nga shkolla, profili i studimeve, bota e televizionit dhe madje edhe origjina e partnerëve nga Kosova.
Edhe në datën 10 shtator, në ditën më të bukur të Marinës, Luana ishte gjithmonë pranë saj. Këtë e ka treguar edhe vetë Marina nëpërmjet fotove të dasmës. Luana shfaqet duke u kujdesur për motrën e saj në disa fragmente si fshirja e djersëve, heqja e këpucëve në rërë dhe kush e di sa e sa herë të tjerë që objektivi i aparatit nuk i ka kapur.
Poshtë fotove Marina shkruan: “Si do t’ia bëja unë pa ty? Gjithmonë bashkë!”
Nuk ka munguar as komenti i Luanës: “S’kam jetë pa ty gjysma ime! Faleminderit Zotit që të kam!”
Kot nuk e thonë dhe atë shprehjen, një vajzë pa motër është si një zog pa krahë. /Kids’ Time