Adoleshentët sulmojnë një të pastrehë me aftësi të veçanta | Video

Një grup me adoleshentë janë filmuar duke u zënë me një njeri që ka aftësi të vecanta. Tre djem e sulmuan atë dhe filluan ta godisnin derisa e lanë në tokë pa ndjenja.

Pamjet e tmerrshme janë shpërndarë në rrjete sociale ku duket se si ka filluar gjithcka. Pasi ai ra në tokë, të gjithë filluan ta qëllonin me shkelma në trup ndërsa ai mbante kokën e tij dhe qëndronte i shtrirë.

Incindenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth 8:30 në Devon, Angli. Mendohet se viktima është rreth 30 vjec ndërsa policët rrugorë tregojnë se fillimisht e panë atë duke folur me djemtë dhe nuk po e lëndonin.

Sipas tyre, burri ishte i pastrehë ndërsa nuk dihet arsyeja pse e kanë lënduar. Policët raportuan se djemtë që e sulmuan ishin rreth moshës 17 – 25 vjec dhe i kanë thyer hundën, ndërsa janë në kërkim të tyre.

 

 

Share With:
Translate »
796 Views