Bulqizë, fëmija 10-vjeçar mbytet në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ostren i Vogël në Bulqizë, ku një fëmijë 10-vjeçar është mbytur në një kanal.

Nga të dhënat e para mësohet se i mituri ishte futur në kanal në fshat për t’u larë, por ka përfunduar i mbytur.

Mësohet se bëhet fjalë për të miturin me iniciale A.D. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Share With:
Translate »
724 Views