Adoleshenti shqiptar fiton zemrat e gjermanëve, por rrezikon kthimin

Një 17-vjeçar shqiptar po përballet me një situatë tepër të vështirë në Gjermani, në kërkim të së drejtës për të qëndruar atje. Kërkesa e Xhordit për të jetuar në Gjermani po refuzohet nga zyrtarët, edhe pas iniciativës së tij për të mësuar shumë shpejt gjuhën gjermane. Ai shkoi atje si azilant, ku gjeti mbështetje të gjerë në Issum dhe zonat përreth. Së bashku me Uwe dhe Gaby Tebeck, Xhordi po lufton për të gjetur opsionin e qëndrimit në Gjermani. Me dëshirën e madhe për të jetuar atje, i riu shqiptar heshti kur u kap mbrëmjes e së hënës së bashku me familjen e tij dhe u soll në Dusseldorf. “Ne u ulëm atje dhe prisnim, pa fyer asnjeri”, tha Xhordi për gazetën gjermane ‘nno.de’. Për fat të mirë, avioni ishte i mbushur dhe i riu i shpëtoi dëbimit, duke qëndruar në pritje se një ditë do të kthehej. Por, kohët e fundit ka pasur një ndryshim për mirë. “Ai mund të vazhdojë me shkollimin sa më shumë që është e mundur dhe pastaj të kërkojë kthimin vullnetar”, thotë Gaby Tebeck, një nga njerëzit që po kujdeset që adoleshenti shqiptar të vijojë të qëndrojë në Gjermani. Pra, së pari ai duhet të shmangë depërtimin dhe së dyti të kërkojë ri-hyrjen në Gjermani. “Ai duhet të shkojë dhe pas dhjetë muajsh mund të kërkojë të kthehet prapë. Ky opsion ka vetëm një kusht: Xhordi duhet të ketë miratimin e Agjencisë së Punësimit”, ka shtuar më tej Tebeck. Xhurdi merret me futboll dhe shpreson që ta përfundojë sa më shpejt stërvitjen e tij në Gjermani, para se të kthehet në Shqipëri. Këtu ai duhet të aplikojë në ambasadën gjermane në Tiranë për vizë. Edhe pse mundësia për të fituar të drejtën e qëndrimit në Gjermani është e madhe, ekziston frika dhe ankthi i refuzimit nga ana e të riut shqiptar dhe mbrojtësit të tij, Tebeck. Ky i fundit tha se rrezikojnë, nëse e vendosin Xhordin në aeroplan. Pas kësaj deklarate, Xhordi ulet pranë tij në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, thjesht shikon dy miqtë e tij. Futbollisti i talentuar shqiptar ka fituar zemrat e shumë qytetarëve dhe gëzon mbështetje të madhe në Issum, ku të shumtë janë tifozët që brohorasin për të. Megjithatë, edhe pse i integruar, ka mësuar gjuhën dhe po shkollohet, ai rrezikon kthimin në Shqipëri, duke shpresuar në opsionin për rikthimin atje. d.c./shqiptarja.com

Share With:
Translate »
1049 Views