Fëmijët gjermanë me celularë personal, ekspertët kundërshtojnë

Thuajse një ndër katër fëmijë të moshës gjashtë vjeçare ka në Gjermani telefonin e vet celular, kurse ndër 13-vjeçarët thuajse çdo fëmijë ka celular. Ky është përfundimi i një studimi në lidhje me mediet që konsumojnë fëmijët.  Sipas studimit fëmijët përdorin oferta të ndryshme mediatike. Në vendin e parë renditet televizori. Pothuajse të gjithë fëmijët shohin disa herë në javë emisione televizive. Në vendin e dytë renditet dëgjimi i muzikës, i ndjekur nga leximi i librave dhe i revistave, lojërat digjitale dhe emisionet e radios. Por sa më tepër rriten aq më tepër fëmijët përdorin sipas studimit mediat digjitale. Celular nga mosha 9-vjeçare
Expertët e pedagogjisë rekomandojnë që fëmijëve t’u lejohet që të kenë një celular të vetin, vetëm nga mosha 9  vjeç e lart. Kirstin Langer thotë që fëmijët mësojnë shumë shpejt ta përdorin celularin, por ata nuk janë në gjendje që të marrin në konsideratë të gjitha gjërat që lidhen me përdorimin e celularëve. P.sh. fëmijët nën moshën 9  vjeç nuk janë në gjendje që ta përfytyrojnë se sa mund të shkojnë shpenzimet për përdorimin e celularit. Vetëm nga mosha 11 deri 13  vjeç fëmijët janë në gjendje që të kuptojnë në tërësi se sa gjëra lidhen me përdorimin e celularëve. E rëndësishme është që atyre t’u bëhet e qartë se kush mund t’i lexojë postimet e tyre në facebook dhe ç’probleme mund të lidhen me to. Jo ndalim, por shpjegim
Ekspertët rekomandojnë që prindërit të përdorin apps që kanë të bëjnë me mbrotjen e fëmijëve. Për shembull ka programe që nisur nga fjalët që kërkohen ose nga mosha që kanë dhënë fëmijët, i bllokojnë faqe të caktuara apo i seleksionojnë ato në përgjigje të moshës. Sipas ekspertëve prindërit nuk duhet t’u ndalojnë fëmijëve përdorimin e celularëve, por t’u shpjegojnë se interneti është një burim i mirë informacionesh, por se jo të gjitha ato që gjenden në internet janë të përshtatshme për fëmijët.

Share With:
Translate »
1235 Views