Adoleshentja nuk u mbyt, arsyeja e vdekjes është edhe më e rëndë
Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e turistes ruse në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 13:00, kur policia ka marrë njoftimin se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare. Trupi i saj është dërguar drejt Spitalit të morgut në Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore. Nga këqyrja paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë). Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.