Adoleshentja që ka 3 vite pa ngrënë, ndan me ne menunë e ëndrrave

Ylena Green, adoleshentja e cila vuan nga një sëmundje e rëndë që nuk e lejonte atë të ushqehej nëpërmjet gojës, ndau me njërëzit në mbarë botën menunë e saj të preferuar. Ndërkohë që fëmijët e tjerë shpresojnë që të kenë telefonin e fundit apo të vishen fashion, Ylena dëshiron që ta provojë dhe njëherë ushqimin me gojën e saj. Por kjo është e pamundur sepse sapo ajo fut diçka në gojë detyrohet ta pështyjë sërish jashtë. Do të habiteni nga ajo çka Ylena dëshiron më shumë të hajë sepse me siguri këto janë gjërat që gjenden gjithmonë në tavolinën tuaj, siç janë makaronat, qumështori apo djathi. Ylenës nuk i lejohet ti konsumojë këto ushqime, pasi zorrët e saj nuk janë në gjendje ta tresin ushqimin dhe mënyra e vetme që ajo ti marrë vlerat ushqyese për t’u zhvilluar është nëpërmjet një lidhjeje në zemër. Por kjo nuk e pengon aspak Ylenën të shpresojë që një ditë dëshira e saj do të plotësohet./Kids’Time/

Share With:
Translate »
727 Views