Njihuni me familjen me aventuriere në botë

Kur na bie alarmi në mëngjes dhe duhet të çohemi për të shkuar në punë, shumë nga ne mendojnë sa mirë do të ishte të bënim një jetë më të qetë, ku nuk do të ishim të detyruar të ngriheshim aq shpejt dhe të shkonim të punonim. Për një familje, kjo gjë është bërë realitet.

Patrick dhe Hannah Canavan, dy bashkëshortë që jetonin dhe punonin në Londër, kanë marrë tre vajzat e tyre dhe janë transferuar në Bali, për një jetë idilike.

Ata u frymëzuan nga një udhëtim i mëparshëm në Tajlandë dhe vendosën që të braktisnin jetën që bënin në Londër, duke u nisur drejt Balit me 5 mijë dollarë që kishin kursyer.

Hannah, 28 vjeç, thotë se tre vajzat e saj i mëson vetë në shtëpi.

Sipas saj, nuk ka arsimim më të mirë për fëmijët, se sa të udhëtojnë nëpër botë dhe të mësojnë gjëra të reja.

Dy bashkëshortët jetojnë falë shkrimeve të pavarura që bëjnë për faqe të ndryshme, për udhëtimet e tyre, ndërkohë që kanë hapur edhe një faqe blogu dhe një kanal në Youtube.

Me një mijë euro ata janë në gjendje që të mbyllin muajin, ndërsa mbajnë edhe mamanë e Hannah, gjë që në Angli është e pamendueshme.

“Në shoqërinë bashkëkohore të sotme është gjithnjë e më e vështirë të kalosh kohë cilësore si familje dhe nuk mund të mendoj për ndonjë gjë më të vlefshme për vajzat tona, sesa të jenë në gjendje të kenë babanë e tyre për një vit apo më shumë. Gjë që në shoqërinë e sotme është e vështirë”, thotë Hannah.

Mund të thuhet me plot gojën se jeta e tyre është si një përrallë, që shumë njerëz e ëndërrojnë, por pak kanë guximin të braktisin gjithçka dhe të jetojnë për veten e tyre! 

Share With:
Translate »
735 Views