Adrola Dushi në audicione sëbashku me të birin

Adrola Dushi është zhvendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur rrugën e modelingut. Ajo është parë në disa shërbime fotografike për kompani të mëdha. Por pas këtyre sukseseve të saj fshihen edhe shumë sakrifica. Ajo ka treguar se për një periudhë kohe, djali i saj, Troi ka jetuar me prindërit e modeles duke qenë se nuk kishte mundësi të kujdesej për të. Ndërsa tani Troi dhe Adrola jetojnë bashkë me modelen tjetër Xhesika Berberi. Por mesa duket ditën e sotme, Xhesika nuk është kujdesur dot për Troin dhe Adrolës i është dashur ta marrë me vete në audicione. Dhe me siguri ai do t’i ketë sjellë shumë fat. /Kids Time/

Share With:
Translate »
2192 Views