Adrola Dushi tregon se si i ka shpjeguar të birit divorcin nga ish-bashkëshorti

Adrola Dushi ishte e ftuar sot në emisionin “Pushime On Top”, ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj private. Prej shumë vitesh, modelja shqiptare është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, një histori që nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Sot ajo është nënë e një djali të quajtur Troi dhe ndarjen me të atin ja ka shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

“Përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, u shpreh Adrola.

Ndër të tjera modelja bukuroshe foli edhe për karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj ideal.

“Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”, tha ish-Missi kur u pyet për kriteret që do donte të kishte partneri i ardhshëm.

Prej kohësh tashmë ajo përflitet për një marrëdhënie me reperin Capital T. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në postimet në rrjete sociale kanë lënë të nënkuptohet se ata janë gjithmonë bashkë. Megjithëse lajmet qarkullojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital T nuk kanë reaguar në lidhje me këto zëra.

Share With:
Translate »
333 Views