Vetëm 7 javë pas lindjes, vajza e Harry-t dhe Meghan i shtohet listës për fronin mbretëror

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të mos angazhohen si pjesëtarë të familjes mbretërore, por vajza e tyre 1-muajshe, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror. 7 javë pas ardhjes së saj në jetë, Lilibet Diana është shtuar në listë për fronin.

Faqja Royal UK,  që përfaqëson familjen mbretërore, në një përditësim gjatë ditës së sotme zbuloi se vogëlushja Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Aktualisht gjyshi i Lilibet, Princi Charles, është i pari në radhë për fronin. Më pas ai ndiqet nga princi William dhe tre fëmijët e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Në vitin 2018, Princesha Charlotte bëri histori pas lindjes së vëllait të saj më të vogël, Louis. Një ligj i vjetër për trashëgiminë thoshte që trashëgimtari i fronit do të ishte djali i parë i mbretit ose mbretëreshës dhe titulli do t’i kalonte një vajze vetëm nëse nuk do të kishte djem të tjerë. Ligji i ri, i cili u vu në fuqi përsëri në 2011, vë në dukje se vajzat nuk do të kapërcehen nga asnjë vëlla më i vogël.

Nëse ndonjë nga fëmijët e William do të ketë fëmijë në të ardhmen, ata do të jenë të renditur më të lartë në linjën e trashëgimisë sesa Harry ose fëmijët e tij.

Share With:
Translate »
229 Views