Agnesa Vuthaj tregon emrin që dëshiron për vajzën

E ftuara e dytë e mbrëmjes së sotme tek emisioni “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Agnesa Vuthaj. Bukuroshja qëndroi përballë pyetjeve të fëmijëve por ata u treguan të kujdesshëm dhe nuk e vendosën shumë në siklet.

Nuk munguan pyetjet për princin e kaltër apo për fëmijët. Njëra nga vogëlushet e pyeti se si do t’ia vërë emrin vajzës. Agnesa hezitoi ta tregonte me frikën se mos ia merrnin por më në fund e tregoi. “Ester” është emri që ajo dëshiron për vajzën por fillimisht urojmë që ajo të bekohet sa më shpejt. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1600 Views