Manjola Nallbani “Në Kurthin e Piter Pan”, surpriza që mori në skenë | Video

Këngëtarja Manjola Nallbani ishte e ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve.

Ajo foli edhe për fëmijërinë që ka kaluar dhe historitë me vëllain e saj, Eraldin. Në fakt, Eraldi është operator i televizionit Klan dhe po filmon motrën e tij Manjolën “Në Kurthin e Piter Pan”.

Alketa VejsiuSi është të xhirosh motrën tënde?

Eraldi: Unë po dridhem.

Manjola Nallbani: Bënte mami drekën, edhe kuptohej që dreka ishte racionuar për drekën dhe nuk dilte që ta hanim ne dhe në mëngjes dhe në drekë. Edhe kishte bërë qofte dhe kishte vënë pjatën sipër bufesë, që mos ta merrnim ne ndërkohë. Edhe unë tani hyj në kuzhinë me vrap, Eraldi ishte shumë më i vogël, edhe shikoj Eraldin kishte hipur me stol te bufeja. Eraldi çfarë po bën ti aty, mos i hëngre qoftet mo? Eraldi me faqen plot, “o sa më dhemb dhëmballa”.

Share With:
Translate »
838 Views