Ai është sa babai im, por jam e lumtur. 20-vjeçarja tregon marrëdhënien me një burrë 50 vjeç

Marrëdhëniet e dashurisë me diferencë të madhe në moshë nuk janë shumë të zakonshme, mirëpo njerëzit kohët e fundit po fiksohen çdo herë e më shumë pas tyre. Të gjithë ne njohim një mik/e që është e lidhur me dikë më të madh ose me të vogël se vetja. Mirëpo, kur dëgjojmë histori të vërteta, sikur na duken rrëfime interesante. Cosmopolitan tregon historinë e një vajze 20-vjeçare që është e lidhur me një mashkull 50 vjeç.

Si jeni njohur me partnerin tuaj më të madh në moshë?

-Në Facebook.

Si është ai? Karakteri, pamja, është i pasur, çfarë ka ai?

-Karakteri i tij më magjeps. Unë në përgjithësi nuk i pëlqej njerëzit më të mëdhenj se vetja, por ai bën një përjashtim.

Sa kohë qëndruat bashkë përpara se të kryenit marrëdhënie seksuale?

-Ne jemi njohur online dhe nuk e kam takuar për 2 vite. Ne kryem marrëdhënie ditën e parë që u takuam.

Sa kohë kishte që e njihje kur fillove ta kuptoje se po tërhiqeshe nga ai?

-Hmmmmmmmm, nuk e di. Disa muaj? Unë gjithmonë mendoja se ai ishte tërheqës, por vetëm pas disa muajsh e kuptova më qartë se ai më pëlqente.

Si ishte ta takoje për herë të parë? Ishe nervoze?

-Ishte e mrekullueshmë. Nuk ishte aspak një situatë e sikletshme. Ne kemi folur çdo ditë me njëri-tjetrin dhe kemi fjetur bashkë (në Skype) çdo natë për dy vite dhe takimi me të ishte si një takim me një mik. Isha nervoze dhe pak e turpshme, por e tillë jam gjithmonë.

Çfarë mendojnë miqtë dhe familja juaj për diferencën e moshës?

-Ata nuk e dinë, nuk ju kam treguar. Jam një njeri shumë privat.

Çfarë pëlqen një 50-vjeçar tek një vajzë 20 vjeçe që mund të ishte vajza e tij?

-Nuk e di, por unë besoj që jam një vajzë e matur dhe nuk jam vajza tipike 20-vjeçare e çmendur.

Ke dalë me meshkujt të tjerë përpara?

-Uhm, thjesht kam pasur një njohje me dikë, por nuk ishte aspak serioze.

Çfarë të pëlqen tek ai?

-Çdo gjë. Sjelljen, personalitetin, sytë, buzëqeshjen…etj.

A e konsideroni marrëdhënien tuaj serioze?

-Unë e konsideroj marrëdhënien tonë serioze. Jetës nuk i dihet asnjëherë,  nesër mund të më ndodhë diçka dhe të vdes nga një atak kardiak. Pra, jetës nuk i dihet, por për sa kohë jam gjallë dua të jem me atë.

Po seksi si është?

-I mrekullueshëm.

Share With:
Translate »
698 Views