Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8-muajshe

Është rritur bilanci i aksidentit të frikshëm të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku nga përplasja e dy mjeteve u plagosen 7 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, konkretisht një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

 

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy qytetarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë pak minuta më vonë babai bashkë me një nga fëmijët e tij 8-muajsh. Dy fëmijët e tjerë të ciftit ndodhen në gjendje të rëndë.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen dy mjetet e dëmtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme.
Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share With:
Translate »
932 Views