Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset gruaja dhe vajza e saj 5 vjeçe

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në ‘Rrugën e Kombit’ ku kanë mbetur të plagosur nënë e bijë, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë Dukagjinit, njofton policia vendore. Makina është përplasur me një kamion me targa të Kosovës dhe e plagosur ka mbetur një grua 37 vjeçe dhe vajza e saj 5 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.01.2018, në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në vendin e quajtur sipër “Fushë-Dukagjinit”, mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen është përplasur me një kamion me traga kosove.

Për pasojë është dëmtuar shtetësja pasagjeria L.M. banuese në fshatin Kalimash Kukës, e cila ndodhet në spitalin e Kukësit. Si dhe ka marrë dëmtime të lehta shtetësja A.M., 5 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share With:
Translate »
628 Views