Shkon për një kontroll dentar, vdes 3-vjeçarja

Një vajzë 3-vjeçare e cila ka shkuar për të kontrrolluar dhëmbët tek dentisti ka vdekur.

Daleyza Avila-Hernandez ka vdekur të hënën në Kaliforni, në Qendrën e Kirurgjisë së Dhëmbëve të Fëmijëve ndërsa po hiqte dy dhëmbë dhe mbushi dy dhëmballa. Vajza e vogël duket shumë e shëndetshme, e gjallë dhe e mbushur me jetë.

Mamaja e saj, Araceli Avila është tmerruar nga ngjarja që ka ndodhur.

“E vetmja gjë që bëra është se çova vajzën për të rregulluar dhëmbët tek dentisti dhe ata 30 minuta më vonë ma sollën të vdekur,”-ka thënë Araceli për KTVU. “Isha në sallën e pritjes kur pashë ambulancën që vinte. U ngrita për të parë se çfarë kishte ndodhur por nuk ma mori kurrë mendja se ishte vajza ime e vdekur.”

Ndihmës infermierja i tha se zemra e 3-vjeçares kishte ndaluar gjatë procedurës së heqjes së dhëmbëve dhe ngriti dyshmet se vajza ka pasur probleme shëndetsore por sipas nënës ajo ishte krejtësisht e shëndetshme ndërsa policia po heton për ngjarjen.

 

Share With:
Translate »
1164 Views