Aksidenti dramatik ajror, lajmi nuk janë 6 viktimat por një 4 vjeçare!

Një vajzë katërvjeçare është e vetmja që ka mbetur gjallë pas rrëzimit të një aeroplani në Lindjen e Largët të Rusisë, duke mbijetuar mrekullisht e duke marrë vetëm disa dëmtime jo të rrezikshme për jetën e saj.

Ky nuk është rasti i vetëm kur ka të mbijetuar në fatkeqësi ajrore. Aeroplani i vogël rus u rrëzua në rajonin e Khabarovskit teksa po përpiqej të zbriste në fshatin Nelkan. Ulja ishte e vështirë dhe avioni u përfshi në aksident duke shkaktuar vdekjen e 2 anëtarëve të ekuipazhit dhe katër pasagjerëve.

Aeroplani ra nga një lartësi prej 600 metrash në një pyll, por vajza katërvjeçare mbijetoi nga aksidenti. Ajo pësoi tronditje dhe një këmbë të thyer, raportoi Interfax, duke cituar një burim në shërbimin e mbikëqyrjes së transportit lokal.

Vajza ishte duke udhëtuar për të parë gjyshen e saj dhe shoqërohej nga një mësuese dhe jo nga prindërit. Gruaja thuhet se e mbuloi vajzën me trupin e saj për ta mbrojtur atë nga plagët, sipas dëshmitarëve që erdhën në vendin e rrëzimit.

Share With:
Translate »
653 Views