Aksidenti në Durrës, ndërron jetë i mituri

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukth. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
315 Views