Aksidentohet me makinë djali i Presidentit Hashim Thaçi!

Mëngjesin e sotëm është aksidentuar me makinë, Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Mediat kosovare shkruajnë se Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, mes të cilëve edhe ai i Endrit Thaçit i cili është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është kthyer në banesën e tij.

Detaje për të përfshirët në aksident, nuk jepen në njoftimin e policisë. Ndërkohë mediat shkruajnë se një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ende në spital. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Njoftimi i policisë:

Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Share With:



190 Views