Mirë se vini në parajsë! Pamjet e shtëpisë në California të Harry-t dhe Meghan janë përrallore! Ja fqinjët VIP që i rrethojnë!

Një copë parajsë për të pasurit! Kështu është quajtur rezidenca e re e Princit Harry dhe Meghan Markle në Santa Barbara, California, aty ku banojnë një numër i madh personazhesh të famshme nga Oprah Winfrey, te Ellen DeGeneres apo Gwyneth Paltrow.

Ky mund të jetë destinacioni i fundit për princin dhe bashkëshorten e tij, e cila u rikthye në vendlindje pas Megxit.

E njohur si “Riviera e Amerikës”, Santa Barbara ka aeroportin e vet, një klub Polo, ku Princi Uilliam luan dhe shumë të pasur.

Një burim pranë çiftit thotë se ata po synojnë të qëndrojnë përgjithmonë në këtë shtëpi dhe në komunitetin e qetë, aty ku ka një intimitet të konsiderueshëm.

Ata do të jenë mes miqve të njohur dhe vogëlushi Archie do të ketë shumë miq të tjerë, si vajzën Wyatt të Mila Kunis dhe Ashton Kutcher apo djalin e tyre Dimitri; fëmijët e Natalie Portman, Aleph and Amalia; apo të dizajnueses, Misha Nonoo, e cila lindi në mars.

Rezidenca 2136 metër katrorë, ka një bibliotekë, 14 tualete, kopshte me trëndafila dhe shatërvanë. Ekziston edhe një teatër në natyrë dhe një liqen artificial ku mund të peshkosh.

Për blerjen e shtëpisë, për të cilën thuhet se Harry dhe Meghan kanë paguar 14.7 milionë $ në Santa Barbara, ka ndihmuar babai i Harry-t, Princi Charles.

Një tjetër fqinje e çiftit mbretëror është Ellen DeGeneres, prezantuesja e njohur e emisionit “Ellen Show”.

Kevin Costner ka qenë një banor i Santa Barbara-s për 20 vjet, megjithëse ai dhe gruaja Christine Baumgartner janë përpjekur të shesin shtëpinë e tyre, e cila ishte në treg për 37.5 milionë $, që nga viti 2017.

Krijuesi i Star Wars, George Lucas kishte një shtëpi buzë plazhit, më pas u largua

Share With:



567 Views