Aktori hollivudian: “Në jetën e përditshme dua të marr rolin e babait”
Ai ka luajtur shumë role në ekranin e madh dhe sapo ka realizuar filmin e ri “Geostorm” por Gerard Butler po mendon të krijojë familje pasi në një intervistë të dhënë për revistën “People”, ai është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë.
Aktori 47-vjeçar ka thënë se të bërit prind është një nga rolet që ai do dëshironte ta bënte në jetën reale.
“Në 5 vitet e ardhshme, dua të jem në një lidhje”, ka thënë Butler për gazetën, “Dua të kem një ose dy fëmijë, është thjesht çështje kohe”.
Për shkak të karrierës së tij, Butler është shprehur se momentalisht nuk është në një lidhje.