Aktori i famshëm, një letër prekëse drejtuar vajzës së tij

Vajza e  Channing Tatum është vetëm 3-vjeç por aktori i famshëm ka shkruar një letër prekëse për të, në mënyrë që ajo mund ta lexojë kur të jetë një adoleshente. Një një artikull të shkruar për “Cosmopolitan”, aktori ka treguar se si dëshiron që vajza e tij të zbulojë seksualitetin e saj dhe të gjejë dashurinë e vërtetë.

“U përpoqa të imagjinoja gjërat që do doja që ajo të lexonte në mënyrë që ta ndihmonin atë për të kuptuar meshkujt, seksin dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe në atë moment kuptova diçka të çuditshme. Nuk dua që ajo të shohë botën e jashtme për këto përgjigje. Shpresa ime më e madhe për të është të mos ketë frikë, të jetë gjithmonë vetëvetja, pavarësisht se si meshkujt duan që ajo të jetë”.

Në letrën e tij, aktori amerikan ka thënë fjalët më të bukura edhe për bashkëshorten e tij Jenna Dewan-Tatum duke u shprehur se pavarësisht të mirave apo të këqijave, ajo ka pranuar çdo pjesë të tijën.

ROZE

Share With:
Translate »
2155 Views