Aktori i famshëm sëmuret rëndë dhe humbet kujtesën

Aktori 31-vjeçar, i cili aktualisht është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, u pyet gjatë shfaqjes se cili ishte viti më i paharrueshëm i jetës së tij. Përgjigjja e Muniz i la të gjithë të shokuar teksa ai zbuloi ngjarjen më të dhimbshme të jetës së tij. “Unë kam humbur kujtesën”- u shpreh aktori- “Nuk e di kur dhe si ndodhi kjo ekzaktësisht, por gjatë një periudhe kohe unë kam përjetuar nëntë goditje në tru nga ataku ishemik i përkohsëm”. Ai gjithashtu u shpreh se i duhet të shohë foto dhe video të vjetra për të kujtuar fëmijërinë e tij. Fatmirësisht për këtë e ndihmon e dashura e tij Paige, e cila shkruan çdo detaj nga dita e tij në një bllok, kështu ai mund të lexojë kurdo se çfarë ka bërë. Ndërkohë memorja afatshkurtër e Frankie është në rregull, kështu ai nuk e ka problem të kujtojë hapat e kërcimit të koreografisë. /Kids’Time\

Share With:
Translate »
820 Views