Jo vetëm hiret, Çiljeta i ka marrë të ëmës edhe profesionin

Duhet t’ju themi që mamaja e Çiljetës është një nga ato gratë që të befason. Nuk u beson syve kur sheh sa e re dhe simpatike është!

Sikur të mos mjaftonte, duket si e bija, këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga.

Me siguri Majlinda do ishte një miss në kohën e saj, ndoshta dhe për këtë arsye, Çiljeta ka marrë pjesë në konkurs bukurie që në moshë fare të re. Megjithatë nuk ngjajnë vetëm nga pamja.

Me anë të një videoje që Linda ka publikuar në faqen e saj, kuptojmë që ajo ka qenë një këngëtare profesioniste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Atëherë ishte vetëm 18 vjeç dhe ngjan, si në çdo moshë me Çilin.

“Kenaqesi t’ju percjell kengen time te pare ne moshen 18 vjece ‘Cen Kavaja’. Ne Ansamblin e Kengeve e Valleve Tirane. Flm Robert Bytyci qe je nje koleksionist i mire dhe me ra ne dore ky kujtim…”, shkruan Majlinda Xhilaga.

Kenaqesi tju percjell kengen time te pare ne moshen18 vjece 'Cen Kavaja."Ne Asamblin e kengeve e valleve Tirane.Flm Robert Bytyci qe je nje koleksionist i mire dhe me ra ne dore ky kujtim..

Posted by Linda Xhilaga on Tuesday, October 10, 2017

Share With:
Translate »
1949 Views