Aktori i njohur i ‘Portokallisë’: Mund të adoptoj një fëmijë

Jo vetëm në skenën e “Portokallisë”, për karakteret që ka luajtur në çdo sezon, por edhe në faqet online e në portale, Rezart Veleshnja është ndër personazhet më të komentuar. Edhe për lidhjet e dashurisë, për Rezin është shkruar jo pak.

Pak kohë më parë, aktori i njohur i humorit postoi foto me të dashurën, së cilës i kushtoi edhe një dedikim plot dashuri. Megjithëse nuk zbuloi shumë detaje për të, madje as portretin e plotë, të gjithë mësuam se në këtë kohë, Betimi i “Portokallisë”, po kalon një romancë të bukur.

I ftuar sot në Pop Culture, në një profil ndryshe, Rezi ka rrëfyer më shumë për jetën jashtë ekranit dhe jashtë skenës së Portokallisë, madje edhe për dëshirën për të pasur sa më shumë fëmijë: “I kam shumë qejf fëmijët. Por, për momentin… nuk i dihet, dhe mund të adoptoj një”,- tha ai.

Dëshira e tij e madhe është që të ketë katër, në fakt: “Kam dëshirë të kem 4 fëmijë, por me këtë ekonomi sot, është e vështirë të mbash 4 fëmijë. Varet nga gruaja tani”,- shtoi me humor Rezi.

Share With:
Translate »
605 Views