Anna Lika flet për divorcin e prindërve: Babi dhe njerku shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin

“Çifti i çuditshëm”, shfaqja që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar pak javë më parë, me regji të Inis Gjonit, kishte debutuese edhe aktoren Anais Lika, e cila mori një vëmendje tjetër nga ajo e televizionit, por edhe emocione të tjera, natyrisht. Anna ka spikatur gjithmonë me humorin dhe natyrën e saj të hapur ndaj publikut. Nuk i kursen batutat në çdo situatë, por as nuk mbetet peng i kornizave, edhe në formate kur e “detyrojnë” ta bëjë këtë.

Kështu është sjellë edhe pasditen e sotme në “Rudina”, ndonëse në fillim me pak drojë për të qenë serioze. Srioziteti nuk i shkon një vajze lozonjare si Anna dhe këtë ajo e tregoi vetëm pas pak minutave si e ftuar në program.

Duke folur për karrierën, pjesëmarrjen në projekte të ndryshme televizive, por edhe për pjesëmrrjen në Dance With Me, në të cilën ishte edhe pretendente për të fituar çmimin e parë, Anna listoi disa prej angazhimeve të saj më të suksesshme. Por aktorja e talentuar foli më shumë edhe për jetën private dhe lidhjen e ngushtë që ka me tezet.

Ilda, mami i Anës, është ndarë nga bashkëshorti i saj kur Anna ishte ende e vogël. Por ajo nuk e ka pasur dramë këtë periudhë, përkundrazi. Siç rrëfeu ajo, divorci nuk i ka lënë brenga: “Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë fëmijare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”

Share With:
Translate »
1098 Views