Gjyq për prindërit, ja emri që i vendosën vogëlushes së tyre

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Prindërit do të shkojnë në gjyq pasi i vendosën vogëlushes së tyre një emër të papërshtatshëm.

Bëhet fjalë për një çift francez që i vendosën emrin Liam vogëlushes së tyre.

Në shumë shtetet perëndimore emrat unisex po përhapen me shpejtësi, teksa emra si Alex, Bailey, River dhe Charlie u vendosen si vajzave dhe djemve.

Emri Liam që prindërit dëshironin t’ja vendosni vogëlushes së tyre, u ndalua nga prokurorët francez, të cilët i kërkuan gjykatës që të ndalonte prindërit nga përdorimi i këtij emri.

Prokurorët cilësuan se emri do të  kishte gjasa të krijonte një rrezik për ngatërrim të gjinisë  dhe prandaj ishte në kundërshtim me interesin e fëmijës, duke e dëmtuar atë në marrëdhëniet shoqërore.

Si rezultat i kësaj, prokurori ka kërkuar nga gjykata që të ndalojnë prindërit nga përdorimi i emrit Liam dhe t’i detyrojë ata t’i “japin fëmijës një emër tjetër të zgjedhur nga prindërit dhe, në mungesë të kësaj, nga gjyqtari”.

Pavarësisht kërkesës së prokurorëve, prindërit po luftojnë për çështjen dhe kanë kërkuar shërbimet e një avokati.

Data e seancës gjyqësore ende nuk është konfirmuar, por kjo nuk është hera e parë që prokurorët francezë kanë tentuar të ndalojnë përdorimin e një emri të pazakontë.

Në fakt, deri në vitin 1993 prindërit francezë duhej të zgjedhin një emër për foshnjën e tyre të porsalindur nga një listë e vendosur nga autoritetet.

Por, ndërsa sot sigurisht që ka më shumë fleksibilitet, zyrtarët francezë ende ruajnë fuqinë për të refuzuar çdo emër që ata mendojnë se nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.

Share With:
Translate »
628 Views