Aktorja e njohur flet hapur: Jam përballur me ngacmime seksuale që në moshën 13-vjeçare
Jessica Alba, vajza e njohur për talentin në fushën e aktrimit, si dhe për bizneset e suksesshme që zotëron, ka treguar në një intervistë ekskluzive për CNN se nuk i ka shpëtuar as ajo ngacmimeve seksuale. “Unë e kam filluar karrierën në moshën 13 vjeçare. Që atëherë jam gjendur shpesh në situata të tilla. Por kam zgjedhur të vazhdoj rrugën time, madje kam hequr dorë nga shumë mundësi të mira. Bota e televizionit të përball në mënyrën më të shëmtuar me këtë problem”,-ka treguar ajo.
Jessica ka bërë thirrje që lëvizjes ‘Me too’ t’i bashkohen të gjitha femrat. Ajo ka theksuar se forca e femrës është e madhe, sidomos kur bëhen bashkë.