Victoria poston foton e mrekullueshme, David Beckham i “çmendur” pas së bijës

David Beckham ka një lidhje shumë të veçantë me të bijën dhe këtë e tregon gjithmonë. Ai është një baba i përkushtuar dhe në çdo dalje publike me Harper kemi vënë re që ylli është në dispozicion të vogëlushes së tij.

Bashkëshortja e tij Victoria Beckham ka postuar një foto të mrekullueshme të David me Harper.

Në foto shfaqet 43-vjeçari duke mbajtur të bijën rreth belit, e ndërsa ajo i ka vënë dorë në qafë të atit.

Krahas fotos Victoria shkruan: “Harper e do babanë e saj”.

Share With:
Translate »
630 Views