Aktorja e njohur, nënë në moshën 54-vjeçare: “I ngriva vezët kur isha 40 vjeç”
‘Kur takova Mattia Dessi (të dashurin aktual) vendosëm së bashku të ngrija vezët, për të ardhmen tonë së bashku…’ dhe pas dhjetë vitesh tentativa dhe fekondime në vitro në 22 qershor erdhi më në fund Frida.’
Një fëmijë në moshën 55 vjecare? E kuptoj që njerëzit mund të jenë skeptik, por është jeta ime. Pse kur burrat bëhen baballarë në moshën 60 apo 70 vjec askush nuk thotë gjë?
Brigitte Nielsen tregon për People si dhe përse u bë nënë për herë të pestë në një moshë të madhe.
‘E kuptoj që njerëzit janë pak skeptik për këtë fakt’, thotë ish modelja artiste, që ka edhe katër djem, të lindur nga marrëdhëniet e mëparshme: ’E respektoj faktin që jo të gjithë janë dakort. Por i jap një mesazh të gjitha femrave: ’Never give up’ ‘Kurrë mos u dorëzoni, nëse mëmësia është diçka që e doni vërtetë…’
Që kur takoi Mattia Dessi, 15 vjet më i ri se ajo dhe u martuan në 2006, një fëmijë me të ishte gjithçka ajo dëshironte: ‘Eshtë fëmija i tij i parë dhe jemi shumë të dashuruar, jemi të lumtur, kemi një marrëdhënie të fortë, festojmë 14 vite së bashku’.
Për të mbetur shtatzënë me partnerin aktual nuk ka qenë e lehtë: ’Duhet të jem realiste, ka qenë një rrugë e gjatë’, thotë Nielsen: ’Nëse nuk do të përdorësh vezët e të tjerëve, duhet ti ruash të tuat’. E gjitha kjo ka kushtuar shumë para dhe ‘mundësitë për të mbetur shtatzënë kështu janë shumë të ulëta, 3/4 %’, shton artistja.
‘Nuk është e garantuar që do funksionojë. Kam pasur shumë zhgënjime dhe kemi dhjetë vjet që e provojmë. Kur mezi pret një telefonatë dhe përgjigja është negative zhgënjimi është i madh. Por Brigitte dhe Matia nuk hoqën dorë. ‘Mendoj që nganjëherë mund të ndjehesh vetëm, shumë femra nuk flasin mes tyre për këto çështje. ‘Nuk ka asgjë të gabuar të dëshirosh të kesh një fëmijë, pavarësisht nëse je 20, 30 , 40 apo 50 si në rastin tim’.