Akuza për abuzim me të mitur, reperi i njohur shpallet fajtor!

Ylli i muzikës R&B në sot është në rolin e të akuzuarit për pornografi me fëmijë dhe abuzim seksual në Çikago.

Është Robert Sylvester Kelly, i njohur si R Kelly, i cili është shpallur fajtor për tri akuza për pornografi të fëmijëve dhe tri akuza për joshje të fëmijëve.

Vendimi u mor nga një juri federale e qytetit të tij të lindjes, pas shfaqjes së videove të tmerrshme duke abuzuar me vajzën e tij 14-vjeçare.

Vendimi pasoi një gjyq 1 mujor në Çikago, ku anëtarëve të jurisë iu shfaqën pjesë të pamjeve shqetësuese dhe dëgjuan dëshminë e viktimës, tani 37-vjeçare, e cila u identifikua vetëm si “Jane”.

Konkluzioni për akuzat që rëndojnë mbi këngëtarin erdhi pas më shumë se 11 orësh diskutim ndërmjet anëtarëve të jurisë.

Në Çikago, një dënim për vetëm një akuzë të tillë mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej 5 deri në 10 vjet.

Shpallja fajtor e R Kellyt vjen pas një tjetër dënimi me plotë 30 vite burg të dhënë këngëtarit të “I Believe I Can Fly” në qershor, pasi ai u shpall fajtor për trafikim seksual dhe shantazh në një çështje të veçantë federale në Brooklyn.

Share With:
Translate »
115 Views