“E dorëzova fëmijën e sëmurë mendërisht te mjekët”, Afërdita: E lanë të lirë, pa kurim

Një telefonuese nga Italia thotë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se përgjegjësia kryesore në rastin  e një personi me probleme të shëndetit  mendor i takon shtetit. Në rastet kur familja ka kryer pjesën e saj të përgjegjësisë dhe i është drejtuar instancave, këto të fundit nuk zbatojnë ligjet. Opinionin e saj Afërdita e bazon mbi eksperiencën personale me fëmijën e saj.

Afërdita: Nuk ka rregulla në Shqipëri.

Aldo: Rregulla  ka, por puna është i zbatojnë a nuk i zbatojnë.

Afërdita: Nuk i zbatojnë. Unë kam pasur një të sëmurë atje. Kam paguar për gjilpërat dhe prapë…

Megi Latifi: Si silleshin me të?

Afërdita: Jo, nuk sillen mirë. Nuk i zbatojnë ligjet, ata mbrojnë njëri-tjetrin.

Aldo: Pra, sipas mendimit tënd, një person me të meta mendore, i sëmurë, që shëtit rrugëve të qytetit, fshatit apo zonës, e kujt është përgjegjësia, e familjes apo e shtetit, sipas mendimit  tënd?

Afërdita: E shtetit. Unë e dorëzova atje fëmijën, ata e lënë të lirë, ata nuk i bëjnë kurimet e të gjitha.

Aldo: Ku e dorëzove?

Afërdita: Në Vlorë. Gjithmonë janë ata, doktori. Asnjë familje, asnjë prind nuk e do fëmijën keq. Kush është ai prind që e do fëmijën rrugëve?

Share With:
Translate »
80 Views