Al Bano: “Të jem gjysh një emocion shumë i madh, nuk mund të jem më i lumtur se kaq”

‘Më në fund kam hyrë në klubin e gjyshërve’, ka thënë për të përjavshmen ‘Grand Hotel’ Al Bano, i cili ka fluturuar pak ditë më parë drejt Zagrebit për të mbajtur në krahë, Kay, djalin e Cristel Carrisi dhe të sipërmarrësit Davor Luksic, që lindi në 10 maj.

 

 

’U ndjeva i mbushur me ëmbëlsi dhe gëzim dhe në të njëjtën kohë i vogël, përballë mrekullisë së jetës. Kay është një fëmijë shumë i bukur, jam vërtetë i lumtur. Nuk mund të jem më i lumtur se kaq. Kur një prind bëhet gjysh është si të kthehet në linjën e nisjes për ta filluar nga e para. Dhe në momentin që nuk ka përgjegjësi direkt për këtë fëmijë, mund të japë vetëm dashuri, një dashuri pa masë’.

Share With:
Translate »
843 Views