“Unë nuk e kam dëgjuar akoma djalin tim të qajë natën”

Një nënë, foshnja e së cilës ka lindur me qindra ciste që mbulojnë gjysmën e poshtme të fytyrës së tij dhe qafës do të mund të dëgjojë për herë të parë të qarat e djalit të saj.

Victoria Silvestri, 27 vjeç, zbuloi djalin e saj Gavin që vuante nga higroma cistike, e cila e la atë me xhunga të mbushura me lëng në faqet e tij, mjekër, buzët dhe qafë gjatë një skanimi kur ishte shtatzënë 18 javë.

Pas lindjes së Gavin, i porsalinduri përfundoi në repartin intensiv në spitalin e fëmijëve Nicklaus, Florida, ku ka mbetur për gjithë jetën e tij të shkurtër 3 mujore.

I riu ka duruar trajtim intensiv, duke përfshirë edhe një operacion shtatë-orësh për të hequr indet e vdekura nga fytyra.

Ai nuk është në gjendje të bëjë një tingull për shkak të pajisjes së ajrimit që e ndihmon atë për stabilizimin e frymëmarrjes.

Edhe pse Gavin përballet me shumë procedura para se ai të jetë i aftë dhe i shëndetshëm, prindërit e tij shpresojnë se do të jetë mjaft mirë që më në fund të shkojë në shtëpi muajin e ardhshëm.

Share With:
Translate »
622 Views