“Alarm i kuq” në Itali, vendi goditet nga moti i keq, rrugët kthehen në lumenj, mbyllen shkollat për nesër

Stuhia e ardhur nga jugu, po shkakton përmbytje kolosale në pjesë të ndryshme të Siçilisë.

Sipas mediave vendase autoritetet kanë shpallur “alarmin e kuq” pasi situata pritet që të përkeqësohet në ditët në vijim.

Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Gjatë ditës së sotme reshjet e shiu nuk kanë ndaluar dhe si pasojë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.

Share With:
Translate »
138 Views