Alban Dudushi bëhet baba për herë të dytë

Ka lindur sot djali i Alban Dudushit dhe Bieta Sulos. Gazetari i njohur është bërë baba për herë të dytë, pasi ai ka një vajzë nga martesa e parë, tashmë 13 vjeçe. Ky është fëmija i parë për partneren e tij, Bieta Sulon.

Ata bashkëjetojnë prej vitesh dhe në fund të vitit të kaluar shpallën që ishin në pritje të një djali. Prindërit e rinj kanë treguar që dëshirojnë t’i vënë një emër shqiptar, të shkurtër, me kuptim, por ende nuk dihet çfarë kanë vendosur.

Edhe motra e madhe e djalit, po e priste me padurim lindjen e tij, pa u bërë aspak xheloze që tani nuk do të ishte i vetmi fëmijë i familjes.

 

Share With:
Translate »
7676 Views