Flori i vogël mbush një vjec, ja pamjet nga festa e mrekullueshme
Thonë që jeta me njërën dorë të hedh, ndërsa me tjetrën të pret. Dhe dëshmia për këtë na vjen nga familja Kondi, së cilës jeta një Flor jua mori, e u solli një tjetër, pikërisht sot një vit më parë. Vogëlushi Floran Kondi, i biri i Albanit, pjestar i grupit “Produkt 28” dhe akademikes Eneida Zalli, ka festuar sot ditëlindjen mes mijëra urimeve dhe një atmosfere fantastike. Miqtë e shumtë të babit dhe mamit por jo vetëm, kanë tregur momente të këndshme nga festa të cilat Kids Time i ka përmbledhur për ju. /Kids’ Time