Alban Skënderaj rikthehet sërish në skenë pas humbjes së nënës, ia dedikon këngën asaj…
Alban Skënderaj ka gjetur forcën të ringjitet sërish në skenë, pas humbjes së nënës. Disa ditë më parë nëna e Albanit u nda nga jeta, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Por Albani mesa duket ka vendosur të bëhet i fortë, dhe të mos mposhtet nga kjo dhimbje e madhe. Ai ka performuar këngën “Ëngjëll” në sheshin Skëndërbej në Tiranë. mbrëmjen e kaluar. Përpara se të niste këngën ai është shprehur se këtë këngë ia dedikon një ëngëlli, çfarë bëri më pas që e gjithë publiku ta duartrokiste. Alban ne të duam në skenë, qëndro i fortë…