Alessio Alia flet për familjen: Unë jam i lumtur me dy fëmijë, Katherine do më shumë
Alessio Alia, modeli shqiptar që prej vitesh është zhvendosur drejt Austarlisë, ka treguar në një intervistë për ‘Panorama Plus’ detaje nga jeta e tij familjare, por jo vetëm. Ai është tashmë baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali që akoma s’ka bërë një muaj që ka ardhur në jetë.
I lumtur pafund për gjithçka po përjeton ai ka treguar se është i lumtur me dy fëmijë, por bashkëshortja e tij jo. “Unë jam i lumtur me dy fëmijë, por Katherine do më shumë. I thashë pusho pak se ke nevojë për pushim”,-kaq treguar Alessio. Ndërsa për dasmën e shumëpritur ka zbuluar një detaj shumë interesant. “Po, patjetër që do bëj dasmë. Plani është vitin që vjen dhe do e organizojmë në Shqipëri”,-e ka mbyllur fjalën ai.