Alimehmeti: Të izolohen fëmijët me virusin ‘duar-këmbë-gojë’, të shmanget përhapja

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti ka komentuar ditën e sotme sëmundjen ‘duar-këmbë-gojë’, që prek fëmijët. Në një intervistë në Euronews Albania ai është shprehur se ky virus është shumë i njohur dhe jep një formë të lehtë infeksioni te fëmijët. “Është një virus shumë i njohur, është një virus që bën një formë infeksioni të lehtë tek fëmijët e vegjël”, tha Alimehmeti. Mjeku nënvizoi se për këtë sëmundje nuk ka ndonjë mjekim specifik dhe se është një sëmundje e lehtë. Ai u bëri thirrje prindërve që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos përçohet te të tjerët. Sa i përket situatës së COVID-19 tek fëmijët, ai tha se është 5-fish më shumë mundësia që një fëmijë të jetë asimtomatik në krahasim me një 40-vjeçar.

 

Share With:
Translate »
173 Views