Një vit pas abortit, këngëtarja e njohur zbulon projektin në nder të fëmijës së saj

Këngëtarja Christina Perri ka folur së fundmi për periudhën e vështirë pasi kaloi një abort vitin e kaluar. Në një intervistë për revistën People, këngëtarja tregoi se kishte punuar për një album për fëmijën e saj që nuk mbijetoi. Më parë, këngëtarja krijoi një album me ninulla në nder të fëmijës së saj të parë, Carmella, me titullin “Songs for Carmella”

Kristina Perri

Kështu, ajo vendosi të bëjë të njëjtën gjë për vajzën e saj Rose, që nuk mundi të mbijetonte. Ndërsa foli për vendimin, Perri shpjegoi: “Imagjinova të bëja një për të gjithë fëmijët e mi. Ishte mënyra më e mirë për të nderuar Rosie. Kur ajo ndërroi jetë, u ndjeva sikur këngët morën një kuptim tjetër, por ato janë ende zgjedhjet e mia të këngëve për të.”

familja Kristina Perri

Pas një viti, Perri pranon se është gati të publikojë më në fund albumin dhe do ta lëshojë atë më 24 nëntor. Titullohet “Songs for Rosie” dhe do të lansohet në ditën kur vajza e saj lindi nuk mundi të mbijetonte.

Kristina Perri

Share With:
Translate »
148 Views