Alket Rizai bamirësi nga burgu për vogëlushen e sëmurë

Greqia është mallëngjyer nga peripecia e vajzës 8 vjeçe me emrin Evangjelia nga Kreta, e cila po lufton me kancerin. Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër. Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me  burgim përjetë, shqiptari  Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë, raportojnë sot mediat greke. Lajmin e bëri të ditur gjyshi i vajzës 8-vjeçare në një intervistë me një televizion lokal. Gjithashtu ai tregoi se i burgosuri Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të gjithë të burgosurit për të ndihmuar Evangjelinë. Rizai gjithashtu kërkoi të merret vendim ministror që të transferohen lekët në mënyrë legale.

Share With:
Translate »
921 Views