5-vjeçari gjen pitonin në tualetin e shtëpisë
Një 5-vjeçar u shokua kur pa një piton në tualetin e shtëpisë së tij. “Ai ishte tmerrësisht i frikësuar kur e gjeti atë në tualet në Southend,” – tha mamaja e tij, Laura Cowell për BBC.
Ekspertët nga dyqani i kafshëve në Angli erdhën menjëherë për ta larguar nga vendi që të mos shkaktonte ndonjë dëm serioz. Ata zbuluan se pitoni ishte 91 cm i gjatë dhe po qëndronte në tualet, por fatmirësisht ishte i padëmshëm.
Laura sqaroi se tualeti ishte bllokuar për disa ditë dhe uji nuk po kalonte mirë, por nuk arrinte ta kuptonte përse. Vogëlushi zbuloi pamjen ‘e tmerrshme’ kur shkoi për të përdorur tualetin të mërkurën.