Sot e tutje koha e lirë e Jay-Z dhe Beyonce do të kushtojë 600 mijë dollarë

6 javë pas linjes së binjakëve të saj Sir dhe Rumi, Beyonce është gati të rikthehet në formë por më parë ka siguruar kohën e saj të lirë duke punësuar një dado për fëmijët e saj e cila do të paguhet 600 mijë dollarë në muaj. Kohën e lirë që ajo e bleu kaq shtrenjtë do ta përdorë për të sjellë trupin e saj në formë e për t’ju rikthyer aktiviteteve të zakonshme por të domosdoshme edhe për karrierën e saj. Burime pranë çiftit Carter-Knowles janë shprehur për revistën “People” se ata po i kthehen jetesës së tyre normale duke filluar projektet e reja por edhe ushtimet fizike në palestër të cilat diva e muzikës pop i ka të nevojshme. Ata kanë vendosur të stërviten bashkë duke marrë disa klasa të përbashkëta ‘soulcycle’ (çiklizëm i brendshëm në grup).

 

Share With:
Translate »
932 Views