Kjo foto e vajzës së Victoria Beckham po përçan internetin

E ftuara speciale e sfilatës së Victoria Beckham gjatë Javës së Modës në Londër, pranverë/verë 2020, ishte e bija, Harper – e cila pati fatin të shpenzonte kohë në prapaskenë me të ëmën e modelet. Victoria postoi një foto të Harper përbri modeleve para se të sfilonin dhe këtu nisi gjithçka.

Shumica e ndjekësve së dizajneres shprehën pëlqim për foton, ndërsa të tjerë komentuan se një sfilatë s’është ambienti i përshtatshëm për Harper që është në moshë delikate dhe ndikohet lehtësisht nga përvojat. “Këta trupa nuk shërbejnë si imazhe pozitive për një vajzë si Harper,” shkruan dikush. “Ndoshta Harper s’po merr shembullin e duhur aty,” tha një tjetër.

Sidoqoftë, të tjerë i dolën në mbrojtje Victoria-s. “Një nga synimet e mia në jetë është që vajza ime të jetë po aq krenare për mua sa është Harper për ty,”shkruan një komentuese. Dhe është e vërtetë. Harper u sigurua t’i shprehte të ëmës krenarinë përmes një videoje që realizoi pas sfilatës.

View this post on Instagram

#HarperSeven #AnnaWintour #VBSS20 x VB

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Në fund të fundit, kjo s’është hera e parë që Harper, 8 vjeçe, frekuenton një sfilatë mode. Victoria e ka marrë me vete në rresht të parë që kur ishte 14 muajshe. Si dhe, pasioni i të voglës për modën është i mirëdokumentuar. “Prej vitesh tashmë, Harper mund të ecë mbi taka me lehtësinë më të madhe,” tha Victoria në një intervistë për Seth Meyers.

Share With:
Translate »
460 Views